Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi dhe deputetë të kësaj force politike të Qarkut të Beratit, zhvilluan takim me krerët e strukturave të PS në këtë qark, në prag të referendumit të datës 9 prill.
Në fjalën e mbajtur përpara drejtuesve të organizatave të Partisë Socialiste, Klosi vuri theksin tek rëndësia e procesit të referendumit të datës 9 prrill, si një ushtrim organizativ dhe demokratik.
Gjithashtu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes sa më të madhe në referendumin e datës 9 prill, nga anëtarët më të vjetër tek ata më të rinj, duke nënvizuar përpara drejtuesve të organizatave të PS rëndësinë e votës së fshehtë të këtij procesi.
“ Eshtë hera e parë që anëtari i një partie thërritet në referendum. 9 Prilli është dita e marrjes së mendimit të anëtarit të Partisë Socialiste” – deklaroi Klosi, duke shtuar se kjo praktikë e marrjes së mendimeve dhe qëndrimeve të anëtarësisë së Partisë Socialiste do të vijojë edhe për çështje të tjera.
Në komunikim me drejtuesit socialistë të qarkut të Beratit, Klosi deklaroi se për herë të parë në 25 vjetë po ndodh në politikën shqiptare, marrja e mendimit të anëtarësisë për një çështje të tillë.