Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Nga të shtenat u plagos një 45-vjeçari, Lorenc Kosta. Autor i ngjarjes është një efektiv i policisë i identifikuar si Erjon Goxhana. Në vendngjarje ka shkuar Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj si dhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejami.
Ata po kryejnë hetimet ndërsa kanë bërë me dije se po punojnë për kapjen e autorit. Ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit. Dyshohet se për motive xhelozie, një punonjës policie, Erjon Goxhara ka plagosur me armë zjarri 45-vjeçarin i cili i ka ngamuar gruan autorit. I plagosuri ndodhet ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.