Shkodra gjithnjë e më tërheqëse në sytë e turistëve vendas e të huaj jo vetëm për atraksionet historike, por tashmë edhe për sportet e aventurës me varka dhe kanoe.
Në postimin e tij në rrjetet sociale kryemistri Edi Rama thekson se lumi Buna dhe liqeni pak e nga pak do të rijetëzohet me mjete lundruese të të gjitha llojeve.
Vetë qytetarët e Shkodrës si dhe turistët e shumtë, tashmë mund të shijojnë një peizazh mbresëlënës nga liqeni më i madh i Ballkanit.
Drini Xhafa, themelues i “Drini Times”: Lumi Buna përbën një risi për turizmin e paeksploruar të Shqipërisë, ku çdo pjesëmarrës që kemi pasur deri tani është ndjerë shumë i privilegjuar dhe shumë i habitur, se përse nuk eksplorohet një destinacion i tillë. Mund të bëhet një trajektore deri në 26 kilometër në ditë, ku turistët munden që të eksplorojnë pjesë të liqenit të Shkodrës, bregun e liqenit, pjesën e zambakëve të liqenit të Shkodrës, ligatinën e liqenit e cila është e mbushur me vigjitacion të dendur, me zogj të ndryshëm dhe me peshq. Është një perlë shpesh herë e krahasuar me Amazonën.
“Jam këtu prej shtatë ditësh. Kam vizituar kalanë dhe liqenin mahnitës. Kemi vendosur qe të shkojmë në liqenin e Komanit para se të kthehemi në Hollandë. Është një vend i këndshëm ku kemi gjetur mikpritje sidomos nëse shkon në bare dhe resorante. Çmimet nëse i krahason me shtete të tjera janë vërtet të favorshme,” tha një pushues.
Në sitet e kulturën ndër pesë destinacionet më të preferuara të vizitorëve është edhe Parku Arkeologjik i Shkodrës me 85,806 vizitorë vetëm në muajt e parë të këtij viti.
Qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë mundësuar dy anijet e para turistike, Buna dhe Drini, me kapacitet prej 33 vendesh secila, që do të shërbejnë për lundrimin në liqen. Paralelisht po punohet me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna.
/a.r