Falë ndërhyrjes nga ajri, zjarri në Frakull të Vogël është vënë nën kontroll. Sipas një bilanci paraprak, mësohet se janë djegur afërsisht 5000 rrënjë ullinj.
Vatrat e zjarrit që u shfaqën në mesnatën e kaluar u neutralizuan gjatë orëve të para të mëngjesit. Megjithatë, mesditën e sotme ato janë riaktivizuar përsëri me një intensitet më të lartë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishte dhe vreshtari.
Shtatë mjete zjarrfikëse dhe një autobot i Bashkisë Fier, me personel zjarrfikës prej 32 vetësh, kanë qenë në terren, por ndërhyrja e tyre ishte e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Ndërhyrja nga ajri ishte e vetmja mënyrë për të vënë zjarrin nën kontroll.