Policia ka zbardhur vjedhjet e tre automjeteve një ditë më parë në Durrës.
Sipas asaj që njofton Policia zbardhja e ngjarjeve është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Three”, teksa në pranga kanë rënë katër perosna si autorë të dyshuar.
Gjithashtu blutë kanë sekuestruar 3 automjetet e vjedhura.
“Në vijim të operacionit, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – A. G., 53 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur automjetin tip “Benz”; – R. H., 24 vjeç dhe P. M., 25 vjeç, pasi në një parkim në lagjen nr. 1, Durrës, këta shtetas, duke u prezantuar si punonjës parkimi, dyshohen se i kanë vjedhur automjetin një shtetasi dhe janë larguar; – E. Gj., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Volksëagen”,” njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/a.r