Ish shefi i shërbimeve sekrete, Fatos Klosi, tregoi dje, për herë të parë, në emisionin « Dritare me Rudinën », Vizion+, se në vitin 2001 amerikanët ofruan të dhëna konfidenciale pranë Shërbimit, në lidhje me politikanët shqiptarë të cilët i kishin fshehur paratë në Qipro.
“Shërbimet sekrete janë të bllokuara, për aq kohë sa shtetarët janë të ngatërruar. Qysh nga ajo kohë dhe deri tani, pavarësisht informacionit, nuk është bërë praktikisht asgjë,- pohoi Klosi, ”
Klosi ishte diskret në informacionin e tij dhe nuk dha asnjë emër, duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave, që janë edhe sot të vlefshme, por ai konfirmoi në këtë mënyrë, gjithë çfarë përflitet prej kohësh në Shqipëri, se politikanët shqiptarë kanë fshehur paratë në emër të tyre ose njerëzve të afërt, në Qipro.
Ndaj rasti « Panama Papers » , u shprehën Mero Baze dhe Artan Hoxha në emsion, nuk i shqetëson politikanët shqiptarë. Është Qipro, thembra e Akilit, për ta dhe frika e tyre e madhe. Nëse hapet Qipro, nisin trazirat edhe këtu.
Enver Robelli, ndërkohë i pyetur për paratë e politikanëve shqiptarë të Kosovës, u shpreh se Thaçi i Kosovës, apo Ahmeti i BDI, kanë të kaluar helvetike dhe paratë nuk është çudi t’i kenë në Zvicër, ndaj rasti Panama, nuk pritet t’i tronditë ata.
Ndërkohë rrjeti investigativ OCCRP do të zbardhë brenda prillit të dhëna të detajuara për përfshirjen e Ballkanit në dokumentet e Panama Papers dhe përfshirjen e gjithë vendeve të rajonit, Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. /dritare.net
Intervista me Fatos Klosin
Fatos Klosi: Shërbimet Sekrete punojnë për qeverinë, ato financohen nga shteti, si rrjedhim punojnë për shtetin. Nuk merren Shërbimet Sekrete me pushtetarët sepse është një Shërbim që është në shërbim të qeverisë dhe komandohet qartë fare nga Kryeministri. Kështu që Shërbimet janë orientuar në dy drejtime të tjera që janë lufta kundër terrorizmi dhe krimi i organizuar
Është tjetër gjë gazetaria, tjetër gjë shërbimet. Ka shërbime të mëdha, sic janë ato nw Shtetet e Bashkuara, që kanë një shërbim botëror dhe kanw mundësitë, kanë hapësirën për të punuar. Shtetet e Bashkuara pretendojnë të jenë vendi që drejton gjithë botën dhe ata mbajnë përgjegjësi për shumw gjwra. Edhe neve na kanë ndihmuar në këtë fushë. Na kanë thënë disa informacione që mbetwn aty, si lajme dhe kaq….
Artan Hoxha: Për rastin e Qipros, na dhanë ndonjë gjë?
Fatos Klosi: Na dhanë edhe për rastin e Qipros.
Artan Hoxha: Po çfarë ndodhi?
Fatos Klosi: Asgjë nuk ndodhi. Shkoi deri atje ku mund të shkonte dhe …
Gjergj Erebara: Kur ka ndodhur kjo e Qipros?
Fatos Klosi: Kjo është e 2001-shit.
Rudina Xhunga: Domethënë dhanë amerikanët të dhëna për Qipron.
Fatos Klosi: Po.
Artan Hoxha: Për politikanët tanë që kishin fshehur paratë në Qipro, kjo është ideja.
Fatos Klosi: Po pra. Prandaj shërbimet kanë siklet goxha të madh, janë zyrë e shtetit. Në qoftë se shtetarët janë të ngatërruar me këto gjëra ajo zyrë është e bllokuar praktikisht. Me kë do komunikojë?”/dritare.net