Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit duke thënë se është në kontakt të përditshëm me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe se presin që ta mbajnë fjalën që pa marrëveshje nuk do të ketë hapje të urës.
Vuçiç po ashtu ka thënë se nuk ka vullnet të përbashkët politik mes dy vendeve për këtë çështje duke shtuar se me caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë çdo gjë është fushatë dhe se presin provokime.
“Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, me të cilët kemi bashkëpunim shumë korrekt dhe presim që ta mbajnë fjalën e dhënë, e cila thekson se pa marrëveshje apo pa vullnet të përbashkët, nuk do të ketë hapje të urës. Vullnet të përbashkët nuk ka sepse dialog me ta nuk kemi, por e patë që kanë shpallur zgjedhje për 9 shkurt, për ta çdo gjë është fushatë, ndaj pres provokime dhe probleme shtesë, por besoj dhe besoj se KFOR-i do t’i përmbushë premtimet dhe detyrën e tij parësore në përputhje me rezolutën 1244”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Medvegjica ku është festuar dita e bukës së misrit dhe djathit.
Sote per sot ne ballkan,je ti vucic krimineli,qe kerkon perseri gjake,pore te ka ngecur sharra ne gozhde.Propoganda boshe e jotja tani me eshte kuptuar,ne mbare,ballkanin e europen,e me gjere.Edhe ti po nuke ndryshove qendrimin,do te keshe fatin e bashkepuntorit tende,sllobodan kriminelit.