Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se në pragun e referendumit të 9 prillit në qytetin e Elbasanit në qendrat e votimit janë publikuar listat e anëtarësisë, ndërsa komisionet e votimit janë konstituar sipas afatit statutor.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, deputeti i PS-së, Balla shprehet: “Pas 4 ditesh referendumi, i cili u ofron të gjithë anëtarëve, të çdo moshe, gjinie, krahine apo profesioni, mundësinë që të thone fjalën e tyre për një përgjigje përfundimtare për një debat të brendshëm”.
“Në Elbasan, në qendrat e votimit janë publikuar listat e anëtarësisë, ndërsa komisionet e votimit janë konstituar sipas afatit statutor”, shkruan Balla.