E ardhmja e Marash Kumbullës mund të jetë kampionati spanjoll. Këto janë lajmet e fundit që po qarkullojnë në mediat italiane.
Futbollisti shqiptar nuk është në planet e Romës dhe me shumë gjasa ai do të jetë largimi i radhës nga kryeqytetasit.
Lajmin e ka dhënë eksperti i merkatos Fabrizio Romano, që me anë të një postimi, tregoi se Kumbulla do të transferohet në La Liga dhe sipas tij, klubi verdhekuq ka gjetur marrëveshjen me Espanyol-in për të huazuar të paktën për një sezon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Mungojnë vetëm detajet e fundit që Kumbulla të firmos kontratën dhe të nisë një aventure të re në elitën e futbollit spanjoll.
/a.r