Zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Çërrilë të Mallakastrës.
Deri tani janë djegur 2 banesa të pabanuara, sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha dhe ullishte, ndërsa dëme në njerëz fatmirësisht nuk ka.
Shumë mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, së bashku me forca policie e të ushtrisë. Sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj po luftohet me flakët, por e ndihmon era e fortë që fryn në këto momente.
Sipas përgjegjësit të zjarrfikësve të Mallakastrës Beso Enveri, zjarri po merr përmasa të mëdha, kjo për arsye edhe të erës së fortë që fryn, në këto kushte është njoftuar dhe për një ndihmë nga ajri.