Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, ku tregohet se për 4 mujorin e dytë të këtij viti, aeroporti ‘Nënë Tereza’ kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë.
Ndër të tjera kreu i qeverisë ironizon duke thënë se Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve është agjenci patronazhistësh në hapësirën ajrore.
Postimi i Ramës:
Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve* ku PËR KATËRMUJORIN E DYTË TË KËTIJ VITI, AEROPORTI “NËNË TEREZA” KRYESON ME RRITJEN MË TË LARTË TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË KLASIFIKIMIN PËR EUROPËN
*agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore♂️
#KrenarpërShqipërinë❤️
#VetëmPërpara➡️
#SHQIPËRIA2030