Rrethanat që çuan në tërheqjen e Presidentit Joe Biden nga gara presidenciale kanë qenë temë e diskutimit për javë të tëra. Që kur Biden postoi letrën e tij duke njoftuar vendimin të dielën e 21 qershorit, retorika nga Shtëpia e Bardhë ka qenë e qartë: Presidenti nuk u shty, kjo ishte vetëm zgjedhja e tij.
Vendimi erdhi pas javësh këmbënguljeje se ai do të kandidonte përsëri, por diçka ‘ndryshoi’ papritur. Ndërsa Daily Mail raporton se ka zbuluar arsyen përse Joe Biden ndryshoi mendim kaq shpejt.
Ndërsa Biden raportoi se ishte infektuar me COVID, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i dërgoi një mesazh urgjent presidentit: Ajo ishte e përgatitur të bënte publike shqetësimin e saj se ai nuk mund ta mposhtte Donald Trump në nëntor.
Ultimatumi ishte i qartë: Hiqni dorë tani, ose Pelosi shkatërron aleatin e saj politik dhe mikun prej mbi 50 vitesh në skenën globale, shkruan media britanike.
Raportohet se mes Pelosit dhe Biden u zhvillua një telefonatë ku politikania i tha Presidentit se do të publikonte shifra të sondazheve.
“Kërkesa e Pelosit ishte aq e fuqishme sa që president filloi të hartonte letrën që njoftonte tërheqjen e tij”, raporton Daily Mail.
Ky zbulim vjen ndërsa përplasja midis Pelosit dhe Bidenit, të cilët nuk kanë folur që kur ai njoftoi tërheqjen e tij, është bërë publike.
Pelosi gjatë intervistave është përpjekur të shmangë pyetjet në lidhje me marrëdhëniet e saj të tensionuara me presidentin.
Në të vërtetë, nuk ishte vetëm Pelosi që bëri presion Biden për t’u tërhequr në ditët dhe javët pas debatit të tij katastrofik televiziv me Trump.
Emra të mëdhenj në parti, duke përfshirë udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, i thanë Bidenit se nuk mendonin më se kandidatura e tij ishte e duhura.