Policia në Vaun e Dejës ka proceduar penalisht një 24-vjeçare, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshortin e saj.
“Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. J., 24 vjeçe, banuese në fshatin Pistull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.