Ka filluar zyrtarisht Programi i Përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
“Rritja e Efektivitetit të Sistemit të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit në Shqipëri” është shënuar me një aktivitet ku merrnin pjesë ambasadorë e diplomatë të huaj por edhe drejtues të institucioneve të kësaj fushe në Shqipëri.
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, deklaroi se ky projekt do të sjellë rezultate konkrete duke evidentuar 3 pika ku do të ndërhyhet.
“Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë këto grupe, me fonde dhe nëpërmjet Këshillit të Europës në çështje të të drejtave të njeriut. Ky projekt 2-vjeçar do të sjellë rezultate konkrete. Së pari rekomandime direkte si të përmirësojmë kornizën ligjore siç është anti-diskriminimi. Së dyti përmirësimi i kornizës institucionale dhe së treti për të rritur ndërgjegjësimin tek qytetarët se jemi të gjithë ndryshe por jemi të gjithë të barabartë”, deklaroi Vlahutin.