Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur në lidhje me kthimin e ligjit për kamerat e sigurisë nga ana e Presidentit Bujar Nishani. Tahiri foli para gazetarëve në Lezhë, ku ishte sot për të inauguruar zyrën për shërbimin e qytetarëve.
Tahiri tha se kërkesat e Presidentit do shqyrtohen dhe nëse janë të vlefshme do të merren parasysh. “Do të shqyrtojmë kërkesat e presidentit. Nëse do jenë të vlefshme do i marrim parasysh, nëse jo, do të vazhdojmë me projekt-ligjin që kemi”, ka thënë Tahiri.
Duke folur për zyrën për shërbimin e qytetarëve, ministri i Brendshëm tha se policia duhet të jetë shërbëtore e qytetarëve. “Policia nuk duhet të jetë barrë, por shërbëtore e qytetarëve. Të rrisim sigurinë, të luftojmë korrupsionin”, ka thënë ai.
BW