Më 15 gusht 2024, besimtarët orthodhoksë kremtuan me madhështi, Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, të paraprirë nga dy javë kreshmimi.
Kjo festë, e cila quhet edhe “Marrja”, përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit.Kjo festë e rëndësishme paraprihet nga kreshmë dhe konsiderohet si Pashka e verës!! Hyjlindësja Mari “u mor” nga Perëndia, në Mbretërinë Qiellore të Krishtit, në të përmbushurit e ekzistencës së saj trupore dhe shpirtërore.
Kisha Orthodhokse na mëson se Maria nuk ka mëkate personale. Megjithatë, në Ungjillin e festës, në shërbesat liturgjike dhe në ikonën e Fjetjes, Kisha shpall se Maria me të vërtetë kishte nevojë të shpëtohej nga Krishti, ashtu si të gjithë njerëzit janë shpëtuar nga mundimet, vuajtjet dhe vdekja e kësaj bote; dhe mbasi ajo vdiq, ajo u ngjall nga Biri i saj si Nëna e Jetës dhe se tani merr pjesë në jetën e amshuar të Parajsës, e cila është përgatitur dhe i është premtuar të gjithë atyre që “e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë atë” (Lluka 11;27-28).
Sot, më 15 gusht 2024, Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë u kremtua në të gjithë vendin, në kishat e Kryepiskopatës, Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Tirane Mitropolitë e Tiranës, Durrësit, Korçës, Beratit, Gjirokastrës, Fierit, Elbasanit dhe në kishat e Manastiret qe mbajnë emrin e Hyjlindëses Mari.
Është kjo një nga të kremtet më të ndjera e të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave e manastireve në vendin tonë dhe në gjithë botën orthodhokse, kushtuar kësaj ngjarjeje. Në këtë festë ato bëhen vende pelegrinazhi dhe veprimtarish të shumta.