Ditën e sotme ka dalë në disa media pranë Sali Berishës një informacion i gabuar lidhur me lajmin se dy të ekstraduarit e parë nga Dubai, Plaurent Dervishaj dhe Klevis Meçe janë dorëzuar për tu përballur me drejtësinë.
Informacioni i hedhur në media është fals dhe aspak i mbështetur mbi letrat zyrtare që tregojnë procedurën e ndjekur për arrestimin e dy ish të kërkuarve nga drejtësia dhe forcat e rendit shqiptarë.
Menjëhërë Interpol Tirana ia përcjell kërkesën e arabëve Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Emaili, të cilit i bashkangjitet kërkesa e Interpol Abu Dhabi, kërkon që dokumentat e ekstradimit të dërgohen brenda 30 ditëve në Emiratet e Bashkuara. Kërkesa e arabëve mbërrin në Ministrinë e Drejtësisë në 22 Janar.
Në një email, të datës 30 dhjetor të vitit të kaluar, që dërgohet nga Ministrisa së Drejtësisë për Ministrinë e Jashtme, kërkohet një verifikim, nëse dosja për Plaurent Dervishajn ka mbërritur për autoritetet arabe dhe nëse jo, të dërgohen materialet në formë elektronike, nëse nuk kanë mbërritur fizikisht.
E më pas shihet qartë dokumenti mbërritjes.
Dy të ekstraduarit nga Dubai në asnjë moment nuk kanë dhënë deklaratë për përballje me drejtësinë./Lexo.al