Vijon të jetë e rënduar situata si pasojë e zjarreve në zonën e Malit të Thatë.
Era ka zgjeruar vatrat e zjarrit në pjesën maqedonase, duke u përhapur me shpejtësi. Edhe pse gjatë ditës u punua me ndërhyrje nga ajri edhe nga pala maqedonase, nuk u arrit rezultat për fikje totale.
Në pjesën shqiptare ka vetëm një vatër aktive në përmasa të vogla.
/a.r