Një shkrim në gjuhën serbe ku thuhet “vdekje shqiptarëve” është shfaqur në Bujanoc, një ditë pas protestës së komunitetit shqiptar kundër politikave diskriminuese të Serbisë.
Për këtë shkrim me përmbajtje urrejtje ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke e cilësuar aktin si “albanofobi e nxitur”.
“Pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiç-it, Dragan Stevanoviç – Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviç të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc”, shkroi ai në Facebook.
Dy zyrtarët serbë, sipas Kamberit, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, “kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë”.
“Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar ‘për nxitje të urrejtjes ndërnacionale’ dhe të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, shtoi ai.
Reagimi i plotë i Kamberit:
Albanofobia e nxitur
Pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiqit, Dragan Stevanoviq – Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc.
Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc është shkruar një mbishkrim “Smrt siptarima” (Vdekje shqiptarëve) deri më tani, nga persona të panjohur.
Këta dy zyrtarë shtetëror, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë.
Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar “për nxitje të urrejtjes ndërnacionale” dhe të cilit u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Natyrisht, nxitësit e kësaj albanofobie, Bocke dhe Mitroviq, mbeten të heshtur, sepse, në një shtet ligjor do të ishin të parët ndaj të cilëve do të duhej të ndërmerreshin masa ndëshkuese.