Për të dytën herë brenda vitit pikat e karburanteve në vend vendosin të ulin çmimet e produkteve. Pas disa muajsh në situatë të qëndrueshme çmimet e karburantet kanë shënuar një rënie të lehtë. Sipas një vëzhgimi në kryeqytet në pikat e karburanteve çmimet kanë rënë nga 5-7 lekë.
Për 177 lekë nafta, 179 lekë benzina dhe 57 lekë gazi po tregtohen karburantet kryesisht në kryeqytet. Ndonëse një rënie e lehtë, çmimet ndihen të papërfillshme për mjetet e përdorimit të përditshëm nga qytetarët, ndërsa mund të përkthehet sadopak për mjetet e tonazhit të rëndë.
“Çmimet janë katastrofë. Siç i ka rënduar duhet t’i lehtësojë qytetarët me të njëjtën kosto.”
“Na rëndon shumë sidomos ne që e përdorim dhe për mjet pune.”
“Nuk i reflektojnë fare çmimet që bien jashtë ne paguajmë shtrenjtë gjithmonë.”
Është kryesisht zhvlerësimi i monedhave të huaja, rënia në tregjet ndërkombëtare e çmimit të karburanteve. Por së fundmi pas 2 javësh duket se po reflektohet edhe taksa e markimit e cila u hoq prej 1 gushtit dhe i kalojë buxhetit të shtetit si kosto.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave çmimet e importeve kanë shënuar një rënie të lehtë.
Referuar bursës “plats” nafta është tregtuar për 733$/ton në 24 orët e fundit ndërsa në fillim të gushtit çmimi i naftës varionte në 749$/ton. Si pasojë e kërkesë së lartë në pikun e sezonit turistik, vetëm në korrik u zhdoganuan mbi 67 mijë ton karburante.
Po të bëjmë krahasim se dalim dhe në zonën e Ballkanit, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni ka diferencë të madhe me këto shtete.
Po të llogarisësh me Greqinë, ne e kemi shumë më shtrenjtë se këtu. Na rëndon shumë imagjino kur Greqia është 1 mijë vjet para nesh dhe e ka 165 lekë.
Janë rreth 7 taksa dhe tarifa vendore, të përfshira në çmimin e një litri naftë, duke nisur nga akciza, taksa e qarkullimit, TVSH-ja, taksa e karbonit, si dhe tarifat e tjera.