Një medalist olimpik në dy evente të ndryshme. Pasi fitoi medaljen e artë në Tokio 2020,Nyjah Huston fitoi bronzin në Paris 2024, në disiplinën e “skateboard” ekipor. Sportisti nga Shtetet e Bashkuara, kritikoi cilësinë e medaljes së fituar së fundmi në Francë.
Në rrjetet sociale, Nyjah publikoi disa video dhe fotografi, që konfirmonin gjendjen e përkeqësuar të medaljes së fituar. Për ndjekësit e tij, sportisti tha: “Këto medalje olimpike duken shkëlqyeshëm kur janë fringo të reja, por pas kontaktit me djersën nëse e mban pak në qafë, por ua lë shokëve ta vendosin gjatë fundjavës, zbulon se nuk kanë cilësi aq të lart”.
Kjo konfirmohet edhe nga një video e mëparshme e postuar nga Huston. Më 30 qershor, menjëherë pasi e fitoi medaljen, ai shëtiti nëpër rrugët e Parisit, duke e treguar me krenari. Dy javë më pas, në videon e postuar teksa po pushonte në shtëpinë buzë detit, diferenca është e qartë.
Përveç pjesës së pasme të medaljes në Paris 2024, që ka kontakt me lëkurën dhe mund të jetë ndikuar nga djersa, edhe pjesa e përparme kishte nisur të prishej. Së fundmi, edhe danezi Viktor Axelsen, i cili fitoi medalje të artë në Tokio 2020 në badminton dhe u konfirmua kampion olimpik në Paris, krahasoi dy medaljet e tij.
Pas videos së postuar në rrjetet sociale, diferenca ishte e dukshme dhe verdikti i ndjekëse unanim: sipas tyre medaljet olimpike janë të bukura, por ato të Tokios i deklasojnë medaljet e Parisit.