Cristiano Ronaldo dhe Rafa Benitez nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe kjo tregohet qartë edhe një një detaj i ri, publikuar nga gazeta spanille El Pais.
Benitez firmosi për Realin qershorin e kaluar dhe, pak ditë para se të takohej për herë të parë me Ronaldon, ai dërgoi një nga asistentët e tij për t’i dhënë portugezit një USB me video e foto, të cilat lojtari duhej t’i studionte për t’u përmirësuar.
Por Ronaldo, autor i 43 golave në 43 ndeshje këtë sezon, refuzoi ta merrte USB-në dhe iu përgjigj të asistentit: “Thuaji Benitezit se do t’i dërgoj unë një USB me të gjithë golat e mi, që ai t’i studiojë”.
Benitez është i njohur për konfliktet me lojtarët e me personalitet, duke mos krijuar dot marrëdhënie të mira, siç i ka ndodhur më parë me Xabi Alonso te Liverpool dhe John Terry te Chelsea. E njëjta gjë ndodhi edhe në Madrid.
Në fillim, Ronaldo e Benitez e respektuan njëri-tjetrin, por nuk kaloi shumë kohë para se të niste çarja.
Gjatë një konference për shtyp, Benitez e mërziti Ronaldon teksa nuk i përkëdheli sedrën duke thënë se ai ishte lojtari më i mirë në botë.
Për më tepër, Benitez refuzoi edhe të thoshte se portugezi ishte lojtari më i mirë i Realit.