Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Julia Nura i ka konsideruar shpifje deklaratat se reperit Stresi se kanë kryer marrëdhënie seksuale bashkë në makinë.
Në një video në InstaStory, ajo shprehet se nuk ofendohet nga fjalët e reperit, duke shtuar se janë “shpifje”. Ish-banorja e BBV, e cila ka ndarë shtëpinë me Stresin, u shpreh se vetëm në ëndrra mund ta shohë.
“Kur njerëzit e humbin mundësinë të flasin me ty, nisin të flasin pas shpinës tënde sepse atje e kanë vendin. Si mund të mundohesh të ofendosh një femër, sepse unë nuk ofendohem, janë shpifje që vetëm ëndrra mundet t’i shohë, në asnjë mënyrë tjetër”, tha ajo.
Komentet e Stresit erdhën pasi Juliana Nura e quajti reperin njeri të pabesë, pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni.
Në një reagim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se Stresi nuk është mashkull, si edhe s’ka burrëri.
“Stresi është besëprem, nuk është mashkull. Nuk është burrni ai është mashkull”, tha ajo.
Por, reperi ka reaguar nga arratia dhe ka zbuluar detaje rreth raportit intim që ka pasur me Juliana Nurën, me të cilën ndau edhe shtëpinë e BBVK.
Stresi komentoi në një video të shpërndarë të deklaratës të saj, duke shkruar: “Më fal që s’të kam q* në hotel, por në makinë”.
Më pas, reperi ka shpërndarë postimin dhe shkruan: “Më fal që s’të kam çuar në hotel ke të drejtë jam bespremë, se të çova me makinë në Malin e Dajtit”.
/a.r