Nga Zef Brozi
Sa herё vrapoj nё njё nga parqe te shumta tё qytetit ku banoj kёtu nё Amerikё,ndёrsa kaloj pranё kёndeve tё lojrave pёr fёmijё, kёnde tё cilёt ndodhen nё zona tё ndryshme tё parkut, ndaloj pёr disa minuta tek njё fushё sportipёr tё parё lojёn e futbollit tё ekipeve tё ndryshme tё fёmijёve dhe tё rinjve. Disa metra larg fushёs sё futbollit, ndodhet edhe kёndi i lojrave pёr qentё. Tek shoh femijёt qё luajne dhe qentё qё argetohen nё kendet e tyre te lojrave, mendja mё shkon nё vendin tim aq tё dashur ku mungesa e kёndeve tё lojrave pёr fёmijё dhe mungesa e fushave sportive ёshtё pak tё thuash alarmante dhe e pafalshme. Nё njё vend normal pёrballё kёsaj situatё do tё kishte edhe protesta paqesore tё tё gjithё qytetarёve pёr t’iu kёrkuar bashkive, Qeverisё, Parlamentit, ish qeveritareve dhe gjithё institucioneve pёr tё investuar pёr sa mё shumё kёnde lojerash pёr fёmijё, sa mё shumё fusha sportive, sa mё shumё parqe e lulishte. Por nё Shqipёrinё tonё ka mёse dy dekada qё normalja ia ka lёnё vendin anormales madje jo rralle edhe marrёzisё.
Ka disa javё qё nё kryeqytetin e Shqipёrisё, po protestohet kundёr ndёrtimit tё parkut tё lodrave pёr fёmijёt tek Parku Kombёtar tek Liqeni Artificial. Jo vetёm nё vendet e qytetёruara, por edhe nё ato mё tё prapambeturat kjo do tё dukej e pabesueshme. Mesa duket atyre protestuesve mё shumё se sa fёmijёt u « dhmbskan » disa pemё qё thuhet se janё hequr apo zhvendosur pёr tё ndёrtuar parkun e fёmijёve. Zot na ruaj nga ata qё para fёmijёve vёnё drunj e pemё! Ndёrsa ka 25 vite qё heshtet pёr prerjet e pyjeve, shkatёrrimin e lumenjve dhe tё mrekullive tё tjera tё natyrёs shqiptare! Ndёrsa nё protestat kundёr parkut tё fёmijёve kёta protestues shkatёrrojnё pronёn publike, shkulin edhe ndonje pemё tё mbjellur, godasin policёt dhe plagosin edhe police femra! Dhe ndonjё deputet shkon nё ato protesta edhe me armё kur ligji e konsideron kёte vepёr penale dhe policia, po tё ishte ai ndonjё fukara e jo politikan, do ta kishte ndaluar menjeherё. Por jo, akoma nё Shqipёri duket se politikanёt ligjet i bёjnё pёr t’u zbatuar nga populli ndёrsa ata janё mbi ligjin. Miqёsisht kam njё kёshillё pёr tё gjithё protestuesit kundёr fёmijёve, pra protestuesit kundёr parkut tё fёmijёve: Mos na i trembni fёmijёt dhe mos na e baltosni edhe mё tej Shqipёrinё me kёto soj protestash! A nuk do t’ju vijё turp kur femijёt, mbesat e nipёrit tuaj tё shkojnё e tё luajnё tek ai park lojrash dhe tё mёsojnё se ju luftuat qё ta pengonit ndёrtimin e tij ?Kontriboni sёbashku me Bashkinё dhe qytatarёt e Tiranёs pёr atё park dhe kёnde tё tjera lojrash pёr femijё.
Unё i shpreh mirёnjohjen dhe falenderimin mё dashamirёs kryetarit vizionar, energjik e tё pёrkushtuar tё Bashkisё sё Tiranёs, Erion Veliaj, icili, pёrvec kёtij parku fёmijёsh, ka premtuar edhe ndёrtimin e disa kёndeve tё tjera lojrash pёr fёmijё nё Tiranё. Unё do tё sugjeroja qё kёnde tё thjeshta e tё vogla lojrash pёr fёmijё tё ndёrtohen nё disa zona tё Parkut Kombёtar dhe nё cdo lagje e bllok banesash dhe tё zbatohen me rigorozitet standartet e sigurise. Kam mёsuar pёr disa projekte tё tjera tё Bashkisё sё Tiranёs, realizimi i te cilave do ta bёjё edhe mё tё bukur Tiranёn tonё dhe do ta pёrmirёsojё jetesёn e qytetarёve tё saj. Faleminderit Erion per gjithcka te bukur qe keni bёrё deri tani dhe qё do bёni edhe nё tё ardhmen. Ndjehem i lumtur qё po e justifikoni plotёsisht edhe besimin e mbёshtetjen time publike nё tё mirё tё Shqipёrisё, e sidomos me kujdesin tuaj te vecantё pёr fёmijёt, rininё dhe tё moshuarit.
Politika, shteti dhe gjithё shoqёria shqiptare u janё shumё borxhlinj fёmijёve dhe tё rinjve, prandaj duhet t’u kёrkojnё falje atyre jo vetёm me fjale, por edhe me vepra e investime konkrete.