Tirana është kthyer në një ka kryeqytete me joshës për turistet e huaj të cilët e vizitojnë Ballkanin dhe Europën. Rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj.
“Jam nga Franca, po bëjmë një tur ballkanik me miqtë e mi, Tirana më pëlqen shumë, do kthehem përsëri”, shprehet turistja.
“Unë vi nga Italia, do të qëndroj dy javë në Shqipëri, do vizitojmë Beratin, Gjirokastrën dhe Dhërmiun. Jam entuziast, miqtë e mi shqiptar që punojnë në Itali më rekomanduan të vi këtu”, tha turisti.
“Jemi nga Franca , vimë për herë të parë këtu, do qëndrojmë 1 javë në Ksamil, nesër largohem nga Tirana . Do rikthemi përsëri këtu, miqtë e mi kishin të drejtë, është bukur”, shprehet turistët.
Turistë e huaj thonë se arsyeja pse ata zgjodhën Shqipërinë për pushime janë miqtë e tyre të cilët ua kanë sugjeruar.
“Unë jam nga Spanja, Shqipëria shumë e bukur, edhe Tirana po ashtu. Me rekomanduam miqtë e mi të vi këtu. Besoj do të kthehem përsëri “, thanë turistët.
“Jam nga Kili, Amerika e jugut, kam mbërritur dje në vendin tuaj. Miqtë e mi që kanë kaluar pushimet e më thanë se këtu ka njerëz të mirë, ushqim të mirë, plazh të mirë. Ata kishin të drejtë. Do vizitojmë Thethin më pas plazhet në jug”, vlerëson turistja.
Një pjesë e turistëve preferojnë zonat historike dhe kulturore, ndërsa një pjesë tjetër argëtimin dhe plazhet e vendit tonë.
“Unë vi nga Portugalia, kam vizituar qendrën e Tiranës, xhaminë, kam frekuentuar kafet dhe restorante. Shumë këndshëm këtu. Në Shqipëri më pëlqen kultura, identiteti juaj, jeni më ndryshe se vendet e tjera të Ballkanit”, tha një tjetër.
“Unë vi nga Franca, është hera e parë që vizitoj Shqipërinë, më pëlqen shumë . Do të doja të kthehesha përsëri këtu”, shprehet turistja.
Tur-operatorët në kryeqytet shprehen se fluksi i turistëve të gushtit pritet të jetë edhe përgjatë muajit shtator pasi ka prenotime të shumta sidomos nga europianët.