Presidenca e Kosovës ka reaguar pas raportit të Agjencisë së Aviacionit Civil në Maqedoninë e Veriut, sipas të cilëve, autoritetet në Shkup kanë zbatuar procedurat dhe nuk kanë shkelur rregullat ndërkombëtare.
Presidenca nënvizon se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë shkelur rregullat ndërkombëtare dhe se në asnjë aeroport kreut të një shteti nuk i kërkohet dorëzimi i telefonit për skanim.
“Ne shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal e as çanta personale e kreut të shtetit e lëre më telefoni personal. Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, asnjëherë as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit. Nga dhjetëra vende që kemi vizituar deri sot, RMV është i vetmi shtet në botë që refuzon të aplikojë të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kreun e shtetit. Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çanten e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike. Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner. RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdokund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare”, thuhet në reagimin e Presidencës.
Këto veprime nga ana e autoriteteve të Shkupit, sipas Presidencës, e detyruan Osmanin të ndryshonte itinerarin e kthimit në Kosovë.
“Pra ka ndryshuar itinerarin e udhëtimit, sepse ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, thuhet më tej.
Sipas Agjencisë së Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut, punonjësit e aeroportit të Shkupit “kanë vepruar në mënyrë profesionale” dhe kanë zbatuar rregullat gjatë kalimit të presidentes së Kosovës në aeroport më 1 gusht.
Presidentja Osmani, në të njëjtën ditë, akuzoi autoritetet e aeroportit të Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare, duke penguar presidenten gjatë kalimit nëpër aeroportin e Shkupit.
/a.r
Z Osmani,duhet te jeni e qarte,rregullat e vndosura nderkombtarisht,zbatohen ne ato shtete ku funksionojne marrveshjet nderkombtare e ligjet.Mose prisni kurre qe nji vend,si maqedonia e veriut te funksionoje sipas ligjeve e rregullave nderkombtare.maqedonia e veriut eshte nji shtet leshit,me rracista e ndytsira.Fundi i maqedonise eshte afer,do shkatrrohet,e coptohet nga Greqia e Bullgaria,zdo kete me maqedoni.