Çdo vit në shtëpitë e të moshuarve numri i përfituesve vjen shtohet. 326 persona janë strehuar ne 6 institucionet rezidenciale shtetërore për të moshuar, për vitin 2023.
Kjo shifër ka ardhur duke u rritur krahasuar me viti 2021, kur ishin 286 përfitues. Pavarësisht shtimit të numrit, vetë të moshuarit thonë se nuk do të pranonin të jetonin në këto institucione, duke i mbajtur shpresat te fëmijët dhe të jetuarit së bashku me ta.
Zgjidhje më të mirë se azili, shumë të moshuar shohin shërbimin e marrë në shtëpi nga një person me pagesë.
Sociologu Gëzim Tushi thotë se ky ndryshim ndikon në gjendjen emocionale të të moshuarve. Familja moderne, thotë ai, po nxit braktisjen e të moshuarve.
Ne vendin tonë janë 6 shtëpi të moshuarish të cilat kanë në total 325 shtretër. Interes nga të moshuarit ka edhe për institucionet ditore, ku marrin shërbimet më të domosdoshme.
Sipas të dhënave të Censit, 1 në 5 individë në vendin tonë janë të moshuar, ndërsa 61 mijë rezulton se jetojnë vetëm.
/a.r