Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese që do të zbatojë punimet për ndërtimin e bypass-it nr. 1 nga Vlora në Orikum. Kontrata me kompaninë FUSHA ka një vlerë prej rreth 3.5 mln USD dhe është firmosur në datën 31 korrik 2024. Punimet parashikohet të përfundojnë pas 2 vitesh.
Aksi Vlorë–Orikum është një nga segmentet rrugorë me trafik të ngarkuar gjatë muajve të verës.
Gjatësia e këtij aksi është 10.6 km. Ai nis nga tuneli në Ujin e Ftohtë, deri në portin e Jahteve, që ndodhet në Orikum.
Ndërtimi i këtij aksi pritet të lehtësojë kalimin e automjeteve, drejt jugut të vendit gjatë sezonit turistik.
Bypass-it Vlorë-Orikum, do të bashkohet me aksin e rri rrugor Orikum–Dukat.
Nga ana e tij Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton punimet për projektin e quajtur Lungomare 3, që është një vazhdimësi e Lungomares së Vlorës. Për këtë projekt që synon riformësimin e vijës bregdetare është marrë edhe një kredi prej 30 mln USD nga Fondi Saudit për Zhvillim.
/a.r
Orikumin e keni lene skandal. Pervec infrastuktures dhe investimeve te reja, plehrat jane gjithandej. Plot kazanet qe pastrohen nje apo dy here ne dite (duhet shume here gjate sezonit), por plot me papasterti edhe neper rruge dh neper plazhe. Shkurt, ne na rrofte natyra e bukur qe kemi se per ta mbajtur nuk bejme as perpjekjen me te vogel, ate te pastrimit. Skandaloze mund te thuhet..