Turistët në Durrës po tregojnë një interes të shtuar, për të njohur historinë dhe vizituar sitet arkeologjike. Ndër monumentet me të vizituar mbetet Amfiteatri Romak.
Ata që kryesojnë janë Polakët, Gjermanët dhe Spanjollët, por nuk mungojnë as nga Mongolia.
Ata që zgjedhin Durrësin, nuk kërkojnë vetëm plazh, por një ditë të alternuar edhe me ture në sitet historike.
“Ky amfiteatër, më pëlqen pa masë, është interesant pasi të përcjell në një kohë tjetër.”
“Amfiteatri është i bukur, por do të ishte më mirë po të kishte më shumë informacione, në disa zona.
“Ka gjëra që janë të ngjashme si në Spanjë, por është një vend shumë interesant”.
Këtë sezon Durrësi po shfaqet si një destinacion që ofron një kombinim unik të plazheve të bukura dhe një historie të pasur, që e bën atë tërheqës për një gamë të gjerë turistësh nga e gjithë bota.