Një tjetër skandal është regjistruar në Lojërat Olimpike të Parisit. Një nga lojtarët e kombëtares australiane të hokejt ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka blerë kokainë.
28-vjeçari Tom Craig u kap në flagrancë teksa blinte kokainë nga një 17-vjeçar në lagjen numër 9 të Parisit, pranë një blloku apartamentesh.
Oficerët e policisë që surprizuan atletin dhe tregtarin e kokainës, i cili gjithashtu u arrestua. Craig, dyshohet se kishte një gram kokainë në momentin kur u ndalua.
Zyra e prokurorit në Paris njoftoi se marrëveshja mes atletit dhe tregtarit të drogës kishte ndodhur natën midis 6 dhe 7 gushtit, duke shtuar se
“Policia lokale arrestoi shitësin, i lindur në dhjetor 2006, dhe blerësin, i lindur në shtator 1995 në Australi”, njoftuan ata.
Komiteti Olimpik Australian (AOC) konfirmoi më vonë se një anëtar i ekipit australian të hokejt është në paraburgim dhe se asnjë akuzë nuk është ngritur ende.
Ndërkohë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk pranoi të komentojë arrestimin e 28-vjeçarit, i cili luajti për herë të fundit në humbjen në çerekfinale të ekipit të tij ndaj Holandës.
Do të informohesh i pari?
/a.r