Dy në tre persona në Europë janë konsumues të alkoolit, duke bërë që Europianët të renditen të parët në botë si alkoolpirës.
Sipas një studimi të OBSH, të rriturit në Europë konsumojnë mesatarisht 9.2 litra alkool të pastër çdo vit, duke u bërë alkoopirësit më të mëdhenj në botë.
Meshkujt konsumonin pothuajse 4 herë më shumë alkool, 14,9 litra, sesa gratë me 4,0 litra në vit.
Përsa i përket Shqipërisë, të dhënat tregojnë një konsumim prej 5.1 litra për frymë në popullatë. Edhe në vendin tonë meshkujt janë konsumuesit më të mëdhenj me 8.4 litra dhe 1.9 litra tek femrat
2,8% e shqiptarëve janë të varur nga alkooli, shifër më e ulët në nivel europian me 5.9%. Sipas ekspertëve, shqiptarët konsumojnë më shumë birrën me 39.6 %, e renditur nga pijet e forta si rakia me 34.1% dhe vera me 24.5 %
Konsumi i alkoolit shihet si faktor risku për fatalitetet. Afro 4,2% e vdekjeve në Shqipëri kanë shkaktar kryesor konsumin e lartë të alkoolit. Në Europë mbi 470 milionë persona janë konsumues aktualë të alkoolit.
/a.r