Një ditë më parë deklaroi se pavarësisht çdo parregullësie në zgjedhje, ai do të siguronte majftueshëm vota sa për t’u zgjedhur Kryebashkiak i Himarës. Madje Petro Gjikuria premtoi publikisht se do të njihte verdiktin e himariotëve dhe se procesi që kishte konstatuar ai ishte i qetë.
Mirëpo sot, duket se ‘ustallarët’ e SHQUP e kanë përpunuar mirë kandidatin humbës, të thirrur nga SHBA për të kënaqur PD dhe aleatët e saj nga Tirana në Athinë.
Ja çfarë deklaron sot Petro Gjikuria;
“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.
Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.”
javanews /a.rada
Ha mut ti gjikuria,e komunisti komandaniti jot,monstra e vicidoli,jeni nji mut i ndare ne dy pjes,ju jeni nana e rrenes e mashtrimit.