Një 32 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë mëngjesin e së hënës në Vlorë pas një përleshje me një 17 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia”, ku i mitur P.K. pas një konflikti për motive të dobëta goditi disa herë me thikë A. Gj., 32 vjeç.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë, pasi situata e tij paraqitet serioze.
Ndërkohë, autori i ngjarjes është vënë në pranga teksa nga verifikimet rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.