Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ardit Bido e sheh rritje me mbi 3% të pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme të Himarës, krahasuar me 14 Majin e vitit 2023 si një votë proteste.
I lëkundur nëse kjo do votë proteste do të shkojë në favor të Vangjels Tavos së PS apo Petro Gjikurisë së opozitës, Bido tha se kjo mbetet e paqartë pa u numëruar kutitë për çdo fshat.
Në gjykimin e Bidos, situata shfaqet deri diku e relaksuar për shumicën dhe e tensionuar për opozitën, që tregon se parandjen humbjen.
“Kuptojmë që ka votë proteste Himara. Domethënë sasia e lartë e pjesëmarrjes tregon protestë. A është protestë ndaj vorio-epiriotizmit që e theksoj edhe njëherë, apo është revoltë për çështje pronash. Simbolika është Nivica. Nivivca voton PBDNJ për inat të PS dhe PD që e kanë tradhtuar për Kakomenë dhe njëherazi mban flamurin kombëtar katër metër në mes të fshatit për t’i thënë PBDNJ-së që lëre vorio-epiriotizmin te ne. Janë kokëfortë me votë proteste. Që kemi votë proteste këtë herë është e dukshme se kemi pjesëmarrje të lartë. Se ku anon vota e protestës, a është kundër PS për keqadministrim, apo PD se u bashkua me PBDNJ do ta shohim fshat pas fshati.”
Bido shpjegoi edhe pse u krijua sipas tij problematika të cilën opozita e denoncoi sot për mbi 6 mijë votues të cilët nuk u lejuan të shprehnin vullnetin e tyre në kuti pasi u ka skaduar karta e identitetit.
Ai tha se këta zgjedhës janë banues të rregullt në shtetin grek, gëzojnë pasaportën helene dhe shërbimet i marrin të gjitha në Greqi, ndaj shumicës prej tyre nuk ju duhet mjeti i identifikimit shqiptar.
Sipas Bidos shifra e 6157 zgjedhësve me ID të skaduar është e njëjtë me atë të zgjedhjeve të 14 Majit 2023.
“Nëse kemi 6000 njerëz që kanë karta të skaduara në Himarë, është e vërtetë, është ekzaktësisht e njëjta shifër në zgjedhjet e kaluara. Ata njerëz nuk janë banues të Himarës, ata janë emigrantë në Greqi. Kanë pasaportën greke shumica e tyre dhe nuk ju duhet më pasaporta shqiptare. Nga raportimet që bëri OMONIA janë vetëm vetëm 50 veta që janë kthyer për shkak të kartës. Një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur me autobus. Kjo dihej para tre javësh, që kishte dalë ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla që kishte thënë kush aplikon deri në 1 gusht e ka kartë deri në datën 3.”
Në fund Bido zbuloi se sot në Himarë kanë mbërritur 12 autobusa me votues nga Greqia, çka për të përbën ndërhyrje në politikën e brendshme të Shqipërisë nga strukturat greke.
“Patëm mbi 12 autobusë të ardhur që është numër i lartë dhe tregon sërish ndërhyrje të strukturave të nacionalizmit politik grek në zgjedhjet brenda Republikës së Shqipërisë. Ndërhyrje e strukturuarve të një vendi të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë dhe të mos bëjnë për interesa partiake të virgjërin politik.”
/a.r
Më pëlqeve që ishe shumë agresiv ndaj grekëve që banojnë në Greqi,por që janë shtetas shqiptarë…Në zgjedhjet e 2025 Krim ministri Rama do të të bëjë deputet…kënaqu …