Berat Gjimshiti pritet të qëndrojë tek Atalanta. Mediat italiane shkruajnë se kapiteni i Kombëtares dëshiron të vijojë te ekipi bergamask ku do të luajë edhe në Champions League pavarësisht ofertës disamilionëshe të skuadrës nga Katari, Al-Rayyan.
Ai është rikthyer në stërvitje me Atalanta ku është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026. Kartoni i Berat Gjimshitit vlerësohet rreth 10 milion euro.
Gjimshiti ka luajtur më shumë se 240 ndeshje me Atalanta ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 8 asiste prej vitit 2016 ku u transferua nga Zurich. Gjimshiti ka qenë i huazuar edhe te Avellino e Benevento.
Sezonin e kaluar arriti të fitonte Europa League, madje e ngriti trofeun si kapiten.