Tragjike e ka konsideruar Petro Beleri, ndjesinë e zgjedhjeve të sotme në Himarë, të cilat zhvillohen pas më shumë se një viti nga arrestimi për korrupsion zgjedhor i Fredi Belerit, ndërsa në mars të këtij viti gjykata e dënoi atë me 2 vjet burg. I pyetur nga gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi, se si ndjehet apo nëse ka komunikuar me babain e tij, Petro Belerin përgjigjet:
Gazetarja Beleshi: Si ndjeheni sot si vëzhgues, ndërkohë që në 14 maj ishit fitues?
Petro Beleri: Tragjik!
Gazetarja Beleshi: Keni mundur komunikuar me babain tuaj?
Petro Beleri: Po kam komunikuar.
Gazetarja Beleshi: Çfarë porosish ju ka dhënë për ditën e sotme?
Petro Beleri: Asgjë, asgjë.
Beleri fitoi nga burgu zgjedhjet për kreun e Himarës, por nuk e ushtroi detyrën e tij asnjë ditë, edhe pse bëri një betejë të gjatë ligjore për të marrë leje për t’u betuar, kërkesa e tij nuk u aprovua asnjëherë.
Në burg përfundoi edhe ish-kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro i cili po ashtu u arrestua më 23 mars të këtij viti për tjetërsimin e pronave në Himarë.
Dënimi i Fredi Belerit me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit në Bashkinë e Himarës, ndërsa KQZ i hoqi mandatin si kryebashkiak i Himarës.
/a.r
Nuk te lene hajdutet e rilindjes i duan te gjitha per vete