Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi të shtunën nisjen e menjëhershme të procedurave për t’i rikthyer profesionistëve të lirë 10 milionë euro, të cilat, sipas saj, i’u morën nga kësti i taksës së profesioneve të lira, ligj që u rrëzua pjesërisht nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku nënvizoi se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të qartë në lidhje me taksën ndaj profesioneve të lira, duke e rrëzuar atë.
“Edhe pse çështja ishte në Gjykatë dhe po shqyrtohej prej saj, qeveria socialiste vazhdonte të dërgonte njoftime profesionistëve të lirë për të paguar taksën antikushtetuese dhe atyre që guxonin të mos paguanin pasi po prisnin vendimin e Gjykatës, qeveria socialiste i përmendte kërbaçin e ndëshkimit për një taksë të pandershme që më vonë u rrëzua”, thekson Tabaku.
Sipas saj, janë rreth 10 mijë biznese që kanë paguar një taksë që nuk duhej ta paguanin.
“Buxheti i shtetit ka grumbulluar mbi 10 mln euro të ardhura nga 10 mijë profesionistë të lirë. Qartësisht këto të ardhura janë mbledhur nga një taksë e pandershme dhe antikushtetuese. Qeveria do të duhet që të nisë menjëherë procedurat për t’ia rikthyer këto 10 mln euro shtresës së mesme së cilës i është marrë në kundërshtim me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është final, i padiskutueshëm. Qeveria shqiptare ka vetëm detyrën që të zbatojë këtë vendim! Nuk mundet në një shtet të së drejtës, në një demokraci perëndimore të vihen më diskutim vendimet e asnjë gjykate për më tepër asaj kushtetuese”, shtoi ajo.
Tabaku thekson se 10 milionë euro nuk janë asgjë për arkën e shtetit, por janë shumëçka për xhepin e shtresës së mesme që është shtylla kurrizore e vendit tonë.
Ju shoqet e shoket e monsters se vicidolit,mose thoni qeveria,drejtohuni ortakut tuaj,/khajdutit sh edvin karapushtit.Ashtu sic dini te beni marrveshje te pista kunder popullit,beni edhe thirrjen ortakut tuaj.Te keni kurrajon dilni hapur gabuam,u mashtruam nga monstra e k/hajduti,varrosem reformen zgjedhore.Kto kerkesa i beni sa per te justifikuar marveshjen kriminale qe bete kundra shqiptarve,Turp te keni,qofshi te mallkuar,me cfare keni brez,pase brezi.Ju jeni antishqiptare te vertete,pa perjashtim,te gjithve ju ndytsirave te organizatave,te ps e te quajtures pd.