Nga Bajram Peçi
Njerëzit e Gruevskit, një armik i deklaruar i shqiptarëve, erdhën në pushtet. Rrethanat janë ku e ku më të favorshme për pushtetin e një partie të afërt me Rusinë sepse faktori shtetformues shqiptar atje është shumë më i përçarë se në kohën e Gruevskit. Maqedonasit nuk është se kanë ndonjë meritë për këtë, është një punë mes shqiptarësh, ku jo pak ndihmesë ka dhënë edhe politika e qeverisë të Republikës së Kosovës.
Këta që erdhën tani në pushtet u kanë vrarë në Kumanovë bashkëqeverisësve shqiptarë të “Vlen”, kohë më pare, diku te 22 shqiptarë, tashmë të harruar. Po kështu, dhjetra të tjerë në Tanushë. Pse u vranë, s’u bë kurrë transparente, siç nuk po duan të bëjnë qartësimin dhe të nxjerrin përgjegjësit për ngjarjen e shëmtuar të këtyre ditëve në aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, shkëlqesinë e Saj, Vjosa Osmani. Në krye të herës thanë se Ministria e Punëve të Brendëshme nuk ka lidhje me kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve në aeroport, ato janë funksion i shoqërisë private që menaxhon shërbimin. Nuk u desh të vonohej shumë që të pranohej nga aeroporti se kishin urdhër nga Ministria e Punëve të Brendëshme të ushtronin kontroll të kundërligjshëm, që u shoqërua me agresivitet fizik.
Aventurierët e pamend, që kanë lejen të cënojnë raportet e brishta mes dy kombeve, të marrëdhënjeve që kushtetuta ua kushtëzon të jenë multietnike, përpos se ngjallin e zgjojnë djajtë e urrejtjes, nëmos të luftës dhe cënojnë rëndë stabilitetin në rajon.
Shteti i Maqedonisë së Veriut, që s’përton që mes nesh të shfaqet megalloman, i ngjallur nga Jugosllavia, fillimisht si provincë, për të mos i mundësuar Bullgarisë dhe Shqipërisë që secila të merrte pjesën e saj, ishte rrjedhë e Luftës së Dytë Ballkanike. Ajo mori trajtë prej pafuqisë së shteteve vendimmarrëse europiane, që nuk përputheshin me 14 pikat e Presidentit Wilson në Konferencën e Paqes në Paris, ku në pikën 9 vendosej “Përcaktimi i kufijve në bazë të grupeve etnike”.
Për këdo mëndjehapur është e njohur se në Maqedoninë e Veriut banojnë bullgarë dhe shqiptarë. Sa u përket maqedonasve, kronistët shënojnë në të gjitha enciklopeditë botërore se ishin iliro-trakë, komb e popullatë që u asimilua e u zhduk nga historia gjatë sundimit të Gadishullit Ilirik nga Perandoria Romake, siç dhe u zhdukën Dakët e të tjera kombe. Maqedonasit e lashtësisë nuk flisnin bullgarisht. Këtë identitet nuk e ndryshon dot përmes arkitekturës apo emërtimeve! Mund t’ja vësh dhe t’ja heqësh aeroportit emrin Aleksandri i Madh, me kombësi iliro-trake, i birësuar nga historianët grekë, sa herë të duash, por nuk ndryshon dot gjë!? Identiteti mbetet ai i kohërave kur hordhitë sllave u dyndën në Ilirikum e populluan edhe tokat që përshkon Vardari, ku dikur jetonin maqedonas!
Po kështu, bëje statujën jo 14 metra, por 24 metra të lartë të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, por nuk i jep dot vetes identitetin e një populli të lashtë, ashtu siç nuk ta kanë dhënë për më shumë se 20 vjet një aradhë statujash groteske, mbretërish, kalorësish e luanësh, që mbinë nga asgjëja, nga boshllëku historik e hedhën shtat në qendër të Shkupit. Këto figura, shtatore e derdhje të tjera në bronz, u parashikuan se do t’i kishin simbol të “kombit maqedonas”, të cilin tërë historianët e dinë që nuk ekziston më!
Do të ishte e pakuptimtë të mos ndjekësh pistën e dyndjeve të hershme mesjetare nga Lindja në Perëndim. Tiparet e tyre flasin qartazi për origjinën tartaro-mongole dhe gjuha tërësisht sllave, pa asnjë mbetje iliro-trake dhe greke, flet më mirë se çdo historian! Nuk ka nevojë të ftosh në debat antropologë, sepse akademikët sharlatanë të tyre nuk dinë ç’është studimi shkencor i racës. Ky popull, i vetëquajtur maqedonas dhe politika e saj, ndodhur nën kthetrat e miteve dhe trilleve idiote, për ta parë veten të dalë nga portat e historisë prej lartësive greko-romake, bart një fryrje groteske, që nuk është gjë tjetër përpos se periudha në të cilën ata ndodhen mendërisht sot, mbrojtja e një identiteti të rremë.
Ne shqiptarët, posaçërisht shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht elita e shqiptarëve të partisë Vlen, që bënë koalicion me fituesit (në përpuhje me marrëveshjen e Ohrit) na duhet të kuptojmë sa më parë strukturën dhe botën politike të Maqedonisë së Veriut. Kemi qenë dëshmitar, çka Ali Ahmeti me siguri do na i përshkuajë në kujtimet e tij, se si ato janë të ndërtuara enkas si rrezik dhe kërcënim për popullatën shqiptare. Edhe vetë, të ashtuquajturit “Maqedonas”, është me interes për vetë popullin e tyre të ballafaqohen me atë pjesë të historisë të cilën nuk e duan.
Provokacioni i organizuar ndaj Kosovës, presidentes së saj, na tregon se deri ku arrin marrëzia e qeveritarëve të Shkupit. Ne shqiptarëve nuk na prishin punë ngritjet e shtatoreve; as fakti se Aleksandri i Madh nuk ka folur bullgarisht, madje se ka patur as greqishten gjuhën e nënës; as me këmbënguljen se janë pikërisht ata trashëgimtarët e këtij populli famëmadh të lashtësisë, por demagogjia edhe politika e çoroditur e paszgjedhjeve, që nuk i lejon të shohin të vërtetën e botës shqiptaro-maqedonase që jetojmë sot, ndodhur mes fqinjësh, me tregti reciproke e pushime të ndërsjellta.
VMRO-DPMNE-ja, me kartën e fundit të turpshme në aeroport, nëse vërtet po përgatit ndonjë skenar, e ndihmuar ndoshta edhe nga tradhtia shqiptare e bashkëpunëtorëve në koalicion, të mos i gënjejë mendja se partitë politike shqiptare do trajtohen si një dekor.
Ne do të jemi gjithmonë pranë tyre! Ata janë pjesë e trupit tonë fizik e natyror. Radikalizmi i shfaqur së fundmi, ta dinë se nuk do i shërbejë fqinjësisë së mirë e bashkëjetesës. Në Shqipëri e Kosovë po ndjekim me shqetësim se deri ku do të zhyten në gomarlliqe!?