Himara sot është në heshtje zgjedhore dhe reagimet apo deklaratat e partive politike dhe subjekteve me të cilat ato përfaqësohen në garë, janë të ndaluara.
Mirëpo, Petro Gjikuria duket se nuk e njihte heshtjen zgjedhore. Madje, as në koalicionin opozitar që përfaqëson nuk i kanë thënë se sot është e ndaluar të ndërmarrësh veprime që ndikojnë zgjedhësit.
Në llogarinë e Gjikurisë në “Facebook” gjeje sot disa postime në gjuhën shqipe dhe atë greke, me angazhimet dhe propozimet e kandidatit të opozitës për Himarën. Postime këto që më pas u fshinë.
Këto deklarata dhe mesazhe janë lehtësisht të verifikueshme dhe nuk dihet nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të masë masa për kandidatin e koalicionit opozitar, i cili synon të zgjidhet kryebashkiak pas djegies së mandatit të Fredi Belerit.