Ka nisur me sukses aventura e atletit kuqezi Franko Burraj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Atleti shqiptar u rendit i dyti në baterinë e tij para-eliminatore (bateria e tretë) të garës së 100 metrave, duke avancuar më tej në Olimpiadë.
Burraj dha kohën 10”60, koha më e mirë personale për të (10”56 rekordi kombëtar). Sipas rregullores, dy atletët e parë të çdo baterie para-eliminatore avancojnë më tej, në raundin e parë të garave të 100 metrave.
Për pasojë, Burraj siguron të drejtën e kualifikimit në raundin tjetër në 100 metra. Një garë ku ai nuk e nisi shumë mirë atë, por arriti të kualifikohet falë metrave të fundit dhe fotofinishit, me kohë të njëjtë me vendin e tretë.
Garat e raundit të parë do të nisin rreth mesditës, me Burraj që do të synojë një tjetër paraqitje të mirë e ndoshta rekord kombëtar.
/a.r