Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu është paraqitur në GJKKO për verifikimin e zbatimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Urdhërarresti ndaj ish-gjyqtares Fetahu vjen në vazhdën e hetimit nisur prej vitit 2022 ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, iniciuar dhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë që ka çuar SPAK në zbardhjen e 6 vrasjeve, 2 grabitjeve, si dhe lëshimin e 33 urdhër arresteve, 13 nga të cilat janë ekzekutuar.
Mes personave të vënë nën akuzë janë edhe punonjës policie e po ashtu zyrtarë të burgut të Bradasheshit. Ndërkohë, 2 nga 33 urdhërarrestet i janë për persona që gjenden në burg jashtë Shqipërisë. Mes tyre është dhe Franc Çopja i cili rezulton të jetë i burgosur në Belgjikë.
/a.r