Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali pasi traktori që po drejtonte u përmbys dhe e zuri poshtë.
Viktima i cili punonte si fermer është identifikuar si Alltan Visha.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, 31 korrik në fshatin Molti, në zonën e fermës Klammhof.
Shërbimet mjekësore arritën menjëherë në vendngjarje, por shqiptari nuk arriti të mbijetonte, për shkak të dëmtimeve të marra.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.