Shefi i zjarrfikësve Zija Hyka ka pohuar se zjarri që rrezikoi varrezat publike, është vënë nën kontroll, por ndërkohë që për shkak të erës po avancon në ullishtet e fshatit Plyk.
“Situatën po e përballojmë me personelin tim zjarrfikës, janë 4 automjete zjarrfikëse, po digjen vetëm ferra. Nuk nevojitet ndërhyrje nga ajri. Zjarri rrezikoi varrezat publike, por u ndalua nga banorë dhe zjarrfikës”, ka pohuar Hyka.
I favorizuar nga era e fortë zjarri po avancon në ullishtet e fshatit Plyk.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Nga flakët pranë ish – repartit u dëgjuan edhe shpërthime fishekësh.
/a.r