Policia e Tiranës ka marrë masat për protestën e opozitës që pritet të nisë në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Policia njofton qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Këtë të enjte, opozita do të mbajë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.
/a.r