Një shpërthim është dëgjuar pas mesnatës në një kantier në ndërtim në rrugën “Reshit Çollaku”. Sipas Policisë shpërthimi ishte i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/a.r