Himara ka 36 qendra votimi dhe një Komision Zonal Zgjedhor. Bashkia numëron më shumë se 22 mijë zgjedhës, të cilët në 4 gusht ftohen të zgjedhin mes dy kandidatëve që mbështeten gjithsej nga 11 parti politike.
Në datën 5 korrik Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen publike pas shqyrtimit të dokumenteve mori vendim të shpallë të pavlefshëm dhe të konsiderojë të përfunduar para kohe mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë, Alfred Beleri.
Ky vendim vuri në lëvizje Presidentin e Republikës që me dekret shpalli datën e zgjedhjeve të pjesshme që mbahen ne 4 gusht, këtë të dielë të parë të këtij muaji për bashkinë e Himarës.
Shumë vëzhgues janë regjistruar gjate tre javëve të fundit në KQZ për të monitoruar zgjedhjet e pjesshme që kanë vënë përballë dy kandidatë.
KQZ ka vendosur të prodhoje 23 mijë e 535 fletë votimi, të cilat do të përdoren në procesin e datës 4 gusht. Për zgjedhjet e pjesshme janë regjistruar 11 subjekte politike, ndërsa Komisionin Zonal do e drejtojë Partia Demokratike, socialistët do të kenë nënkryetarin KZAZ 88.
Numri i zgjedhësve në zgjedhjet e vitit të kaluar ishte 22822, Himara ka 36 qendra votimi dhe në procesin e vitit të kaluar morën pjese në zgjedhje 7821.
Me vendim të Komisionit Rregullator pranë KQZ qendrat e votimit, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024, hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00.
/a.r