Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim dosjen për 4 të huajt që merreshin me trafikun e emigrantëve.
Ata akuzohen për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Në seancën e sotme, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes për gjykim. 4 të huajt ishin pjesë e 25 personave të arrestuar që kryenin trafikimin e klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë.
Personat e dërguar për gjykim nga SPAK në GJKKO:
1. Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
2. Soran Saber, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
3. Yalcin Ali Hanci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
4. Mustafa Koseoglu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
4 personat ishin një pjesë prej 4 grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi). Personat kontrobandoheshin nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vendet e tjera të BE-së.
Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5,000 deri në 10,000 Euro, i kalonin ato në rrugë tokësore dhe detare.