Te dielën himariotët janë ftuar të votojnë për kryetarin e ri të Bashkisë. Po ndërsa na ndajnë tri ditë nga dita e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës procesi po shoqërohet me denoncime për parregullsi. Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lealba Pelinku ngriti shqetësimin se në listën e zgjedhësve janë shtuar në mënyrë të dyshimte 311 votues në harkun kohor të 1 viti.
Pelinku: Rezulton që 311 votues kanë ndryshuar vendbanimin në Himarë nga prill 2023 deri 10 korrik. Duke pasur rritje anormale kemi kërkuar specifikim datash pasi ka dyshime që ndryshimet kanë ndodhur në ditët para daljes së dekretit të presidentit për zgjedhje. Për fryrjen e listës së zgjedhësve është vënë në dijeni edhe drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile.
“S’kemi ende përgjigje. Lista është përfundimtare s’mund të ndryshohet nga gjetjet e tilla mund të ketë hetim të thelluar për çfarë ka ndodhur me gjendjen civile në Himarë nëse janë respektuar procedurat e zhvendosjes.
Në prag të zgjedhjeve në Himare, në KQZ u testuan pajisjet e identifikimit biometrik që do të përdoren ditën e diel. Problem vijojnë të jetë gjetja e operatoreve që do të përdorin pajisjet PEI, por nënkomisionerja siguroi se janë marrë masa për zëvendësimin e tyre me administratën e KQZ që procesi të mos bllokohet.”, tha ajo.