Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar dhjetëra dronë rusë që kanë sulmuar Kievin që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Alarm i sulmeve zgjati për më shumë se 7 orë ndërsa dronët shënjestruan Kievin përmes dy sulmeve nga të gjitha drejtimet.
Sulme ajrore të cilat vranë disa persona u raportuan edhe në rajonet e Harkiv, Kherson dhe Donjeck.
Administrata ushtarake ukrainase tha se ky ishte sulmi i shtatë ndaj kievit brenda këtij muaji dhe më i madhi i këtij viti.
Rusia po vijon agresionin ndaj Ukrainës në vitin e trete më dëme të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë.