“Një Don Kishot, një trupë italiane, një skenë kombëtare, dhe një protagonist shqiptar, balerini Hektor Budla…”, thote ne lajmërimin e vet Instituti Italian i Kulturës për shfaqjen “Don Quixote de la Mancha” që do të ngjitet më 5 prill në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.
Hektor Budla ka ardhur dhe te ardhurat nga shitja e biletave do t’i dhurohen Shkollës së Baletit në Tiranë, si bursë studimi për nxënësit që vijnë nga zonat periferike të Shqipërisë.
Premiera e baletit vjen për herë të parë në Shqipëri me kontributin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.